Epos quhet tërësia e krijimeve epike popullore për bëmat e heronjve legjendarë ose për ngjarjet e mëdha historike.

EPOS

Shkëputur nga “Eposi i Kreshnikëve”:
Vajtimi i Ajkunës
Drita a dale e drite s’po ben,
ka le diellit e nuk po nxeha :
ça ka ba Gjeto SINDI Basho Muji ;
Djalin n’dhe Muji e ka shti...
A dredhe Muji e në shpi ka shkue,
nana e djalit po e pyet ;
- Mujo, djalin ç’ma ka gjete ?
N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbete ?
Qyqe vetëm rrugën paska marre,
kane zane vend yjt’ vajin me e ndie !
Kur ka dale nder Lugjet t’Verdha,
atëherë nana hanen ka mallkue :
- T’u shkimte (shoftë) drita ty, o mori hane,
qe s’ma çove atë natë nji fjalë,
n’Lugje t’Verdha, shpejt më dale
bashkë me hy n’nji varr me djalë !
Kur ka shkue te varri i djalit,
ka pa ahin treqind vjeç,
ahi ishte rrema-rrema,
nji ma t’bukrin mbi varr po e shtin
Mire po pshtetet për degë t’ahit
pikon loti mbi varr te djalit
Kane lanë kangen zogjtë e malit,
kane lanë kangen me veshtrue !
- Po a s’e din se kush ka ardhe,
qe nuk cohesh për m’u fale,
more i miri i nanes-o ?
Amanet, o more bir,
dil nji here ksi burgut t’erret,
fol me nanen që t’ka rrite
s’m’ke lanë kurrë kaq shume me prite !
More Omer i nanes-o ;
A thue gjokun me ta prue ?
Dil nji here për me lodrue
bjer nder gurra me u freskue
kërko majat bashke me zana
se ty varrin ta ruen nana,
mori i miri i nanes-o !