books of wooden shelf
books of wooden shelf

1- Nga një vrimë e vogël rrjedh e gjithë fuçia. (një gabim i vogël sjell probleme të mëdha.)

2- Me punë fiton, pa punë në dëm shkon. (ai që nuk punon nuk ka sukses)

3- Shtriji këmbët sa ke jorganin. (përfshihu aq sa ke mundësi)

4- Ruhu nga thëngjilli i mbuluar. (ruhu nga e panjohura)

5- Për një dorë kashte e vret samari mushkën. (ndonjëherë të hedhin poshtë për gjënë më të vogël)

6- Shkon një herë, bëhet gjurma. Shkon dy tri herë, bëhet udhë. (gabimi bëhet padashje vetëm një herë)

7- Ujku qimen e ndërron, por zakonin s'e harron. (sado mund t'i fshehi, njeriu nuk i harron kurrë veset)

8- Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blejnë. (të ofendojnë prej xhelozisë)

9- Mos i shiko gunën, por shikoji punën. (mos shiko pamjen e jashtme të dikujt, por shiko pamjen e
shpirtit dhe zgjuarsinë)

10- Kur merr dërrasa të plasura, çahet e tëra. (kur diçka prishet, vështirë se rregullohet)

11- Gurë gurë bëhet kalaja. (pak nga pak ia del mbanë)

12- Gjuha kocka s'ka e kocka thyen. (kur flet pa menduar, edhe fjalët të lëndojnë)

13- Çdo re e ka një fije argjendi. (çdo e keqe e ka një të mirë)

14- Qesh mirë kush qesh i fundit. (koha do të tregojë të vërtetën në një çështje specifike, duke treguar se kush
është në faj)

15- Bukë e kripë e zemër. (sado pak që të kesh, mjafton dashuria)

Një fjalë e urtë është një thënie e thjeshtë, tradicionale që shpreh një të vërtetë të perceptuar bazuar në sensin e përbashkët ose përvojën. Fjalët e urta janë shpesh metaforike.

FJALË TË URTA