Miti është një zhanër folklorik i përbërë nga tregime që luajnë një rol themelor në një shoqëri, siç janë përrallat themelore ose mitet e origjinës. Meqenëse "miti" përdoret gjerësisht për të nënkuptuar se një histori nuk është objektivisht e vërtetë, identifikimi i një narrative si një mit mund të jetë shumë i diskutueshëm. Shumë adhurues të feve i shohin historitë e feve të tyre si të vërteta dhe kështu kundërshtojnë karakterizimin e tyre si mit, mënyrën se si i shohin historitë e feve të tjera.
MITI
Rrëmbimi i Europës
Europa ishte një princeshë e bukur nga Fenikia. Një ditë, kur ajo po luante në bregun e detit, Zeusi e pa atë dhe u dashurua me të. Por, ai nuk mund të dilte hapur dhe t'i thoshte asaj që ishte një zot. Prandaj, ai vendosi të përdorte një mënyrë të ndryshme për t'i afruar Europës.
Zeusi u shndërrua në një burokali të bukur dhe u fut në një kullë ku Europa luante. Kur ajo e pa burokalin, u mahnit dhe u afrua për ta prekur. Por sapo e preku, Zeusi e mori atë mbi shpinë dhe nisi të fluturonte drejt ishullit të Kretës. Europa kishte frikë dhe ishte e shqetësuar, por Zeusi i tregoi se ishte ai dhe i premtoi dashuri dhe mbrojtje.
Pas kësaj, Europa dhe Zeusi kaluan kohën së bashku në Kretë, ku ata krijuan një familje. Ata patën tre fëmijë, ndër të cilët ishte edhe Minos, i cili më vonë u bë mbreti i Kretës.
Narcisi
Njëherë, kur Narcisi humbi rrugën në një pyll të dendur, nimfa Jehonë mbeti e mahnitur nga bukuria e djalit të ri. Mbi nimfën rëndonte dënimi që perëndesha Herë (bashkëshortja e Zeusit - të parit të zotave) i kishte dhënë: ajo duhej të heshtte, ndërkohë që mund t’u përgjigjej pyetjeve vetëm duke përsëritur fjalët e fundit. Narcisi hodhi sytë rreth e qark pa ditur se ç’udhë të merrte dhe thirri me të madhe:
- Hej, kush është këtu? - Thirri Narcisi.
- Këtu ! - iu përgjigj Jehona.
Narcisi i bukur vështroi përqark i habitur. Nuk dukej asnjeri. I çuditur nga kjo, ai thirri fort:
- Shpejt, eja këtu tek unë!
Dhe Jehona ia ktheu me hare:
- Tek unë!
Nimfa me duart e shtrira përpara nxitoi drejt Narcisit, mirëpo djaloshi e shtyu tej me zemërim.
Narcisi hodhi poshtë dashurinë e të gjithëve. Shumë nimfa i bëri fatkeqe kryelartësia e tij. Njëherë njëra nga nimfat i thirri:
- Rënç edhe ti në dashuri, o Narcis! Dhe mos ta kthefshin dashurinë!
Dëshira e nimfës u përmbush. Perëndesha e dashurisë, Afërdita, u zemërua me Narcisin, ngaqë ky ia ktheu mbrapsht dhuratën, dhe për këtë e ndëshkoi.
Njëherë në pranverë tek gjuante, Narcisi vajti në një burim se deshi të shuante etjen. Uji ishte i pastër dhe i kulluar. Narcisi u përkul mbi burim dhe në syprinën (sipërfaqen) e ujit u pasqyrua tërë bukuria e tij. Dhe ja, pikërisht në atë çast i erdhi ndëshkimi i Afërditës. Me sytë plot dashuri, Narcisi u përkul mbi pasqyrën e ujërave. Harroi Narcisi gjithçka: tani ai nuk largohej dot nga burimi dhe nuk ia shqiste sytë pamjes së vet. As nuk hante, as nuk pinte, as nuk flinte.
- Oh, e kush ka vuajtur ndonjëherë kaq shumë? Ne nuk na ndajnë as male, as dete, por vetëm një shtresë, e megjithatë nuk mund të rrimë dot bashkë. Dil pra nga uji!
Narcisi po tretej si vesa mbi petlat e luleve nën rrezet e diellit të nxehtë. E pa edhe nimfa Jehonë, ajo vazhdonte ta donte djaloshin.
Më në fund Narcisi i rraskapitur e me zë të shuar thërret duke vështruar përfytyrimin e vetes:
-Lamtumirë!
Dhe me zë të ulët, aq sa mezi dëgjohej, iu përgjigj nimfa Jehonë:
-Lamtumirë!
U var koka e Narcisit pëmbi barin e blertë dhe terri i vdekjes ia mbuloi sytë. Vajtuan në pyll nimfat e reja, qau edhe nimfa Jehonë, ato ia përgatitën varrin, por kur u kthyen të merrnin trupin e tij, nuk e gjetën. Në vendin ku ishte varur mbi bar koka e Narcisit, ishte rritur një lule e bardhë me erë të këndshme. Atë e quajnë pikërisht Narcis.