Këngët e djepit, ninullat shprehin dashurinë dhe dëshirat e prindërve për fëmijët e tyre. Ato në përgjithësi janë këngë të shkurtëra, me te cilat nëna vë në gjumë fëmijën.
Zakonisht këto këngë fillojnë me fjalët: “nani-nani djalin ose vajzën” ose “nina-nana” Në disa këngë djepi, sidomos në ato të jugut, gjejmë dhe fjalë te pashpjegueshme ose emra njerëzish të cilët dallohen për ndonjë karakteristikë të veçantë për këtë ose atë gjë. Ninullat janë monologë intimë poetikë, ku prindërit shprehin dëshirat e tyre për fëmijët qe janë te lidhura me urtësinë, dashurinë, trimërinë, shëndetin, jetën e gjatë etj.