Një përrallë është një tregim i shkurtër që i përket zhanrit folklorik. Termi përdoret gjithashtu për të përshkruar diçka të bekuar me lumturi të pazakontë, si në "fundin e përrallave" (një fund i lumtur) ose "romanca përrallore". Në mënyrë bisedore, termi "përrallë" ose "histori përrallë" mund të nënkuptojë gjithashtu çdo histori të largët ose përrallë të gjatë; përdoret veçanërisht për çdo histori që jo vetëm nuk është e vërtetë, por nuk mund të jetë e vërtetë.

pen on white lined paper selective focus photography
pen on white lined paper selective focus photography

PËRRALLA

Bija e hënës dhe e diellit

Ish një nënë, kish një djalë. Të vetëm e kish. E donte me përgjëratë. Djali dilte për gjah. Nëna e porositi : - Bir, bir. Gjithë maleve të gjuash, veç në mal të kuçedrës mos gjuaj. Se kuçedra është shumë e keqe bir, të ha të përpin. Atje kanë shkuar shumë trima e nuk janë kthyer prapë... Djali nuk e dëgjoi nënën por e dëgjoi vashën e zemrës. Ajo i tha: - Trim, në më do mua, në asnjë mal të mos gjuash, vetëm në mal të kuçedrës të gjuash! Trimi e donte shumë vashën e bukur e nuk ia shkelte kurrë fjalën. Pra, u ngrit e shkoi të gjuante në mal të kuçedrës. Sapo u ngjit atje lart, zuri të lëkundet dheu, me gjithë gurë e drurë.
Na i doli përpara kuçedra e madhe me shtatë krerë dhe shtatë brirë, me sytë si pishtarë të ndezur, me gojën sa një shpellë, me flatra në kurriz si krahët e lakuriqit të natës, po shumë të mëdha. Nxirrte tym e flakë të verdha nga goja. Kjo flakë digjte e përvëlote barin, lulet, shkurret. Përpoqi tri herë bishtin dhe u bë tërmet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjetën në hark. Shigjeta u nis, fërshëlleu po nuk i bëri asgjë kuçedrës. I ra me shtizë, por as shtiza nuk i bëri gjë. Nxori shpatën, po kucedra lëshoi një grahmë kaq të fortë sa shpata i ra nga dora. Kështu trimi mbeti përballë kuçedrës pa shigjeta, pa shtizë, pa shpatë. Kucedra qeshi me të shtatë gojët, iu afrua, e përcëlloi me flakë dhe i tha: - Tani unë do të ha o djalë se ti shkele malin tim. Nuk ke dëgjuar ti se ai që shkel këtë mal nuk mbetet i gjallë? Këtu kanë ardhur shumë trima të tjerë përpara teje dhe të gjithë i kam ngrënë. Edhe ty do të ha, bëhu gati. - Moj kuçedër stërkucedër, unë e shoh se ti do më hash. Me të vërtetë qënke shumë e fortë. Të lutem vetëm për një gjë: më lër të shkoj gjer në shtëpi që ti kërkoj nënës uratën e vdekjes. Pastaj do të kthehem këtu që të më hash. - Çdo të më japësh ti mua po të të lë të shkosh? - Do të të jap besën time! - Mirë, nëma besën e shko. Djali i dha besën kucedrës, zbriti malin, shkoi drejt e në shtëpi e i tha nënës: - Zonja mëmë, mua më zuri kuçedra në malin e saj tek po gjuaja e tani do më hajë. Unë i dhashë besën se do të kthehem dhe ajo më lëshoi. Tani falmë uratën e vdekjes se do shkoj të më hajë. Nëna lëshoi kujën: qau, bubutiu: - Bir, o bir! C'tu desh të shkoje në mal të kuçedrës? Pse s'më dëgjove mua? Mos shko! - Jo nënë do shkoj se i kam dhënë besën kuçedrës. Trimi buzëqeshi hidhur e u përgjunj që nëna t'i japë uratën e vdekjes: ai i puthi dorën, ajo i fali uratën, u vesh me të zeza, u mbyll në shtëpi... Djali shkoi tek vasha e zemrës e i tha: - Të falem moj e bukura ime! Kam ardhur të të lë lamtumirën se unë do të shkoj e nuk kthehem më. Do të më hajë kuçedra se më zuri tek gjuaja në malin e saj. Shigjeta nuk i bëri gjë, shtiza nuk e preku, shpata më ra nga dora kur u mata ta qëlloj. I dhashë besën se do kthehem prapë të më hajë. Pra mbeç gëzuar moj e bukur! Vasha vuri buzën në gaz. - Të vjen keq që do të të hajë kuçedra? - Jo moj e bukur. Ti më ke falur kaq ngazëllime me bukurinë tënde e me buzëqeshjen tënde sa shkoj në vdekje pa asnjë pengesë. Qofsh e lumtur e rri me shëndet, se dua të arrij sa më shpejt, më pret kuçedra. - Prit djalë se do të vij dhe unë në mal me ty.. Djali i vrenjt. - Mos eja moj e bukura ime se atje tunden gurët dhe drurët: kuçedra është shumë e keqe, të ha të përvëlon, të përpin. - Unë nuk vij po të rrish dhe ti me mua përngaherë. - Nuk mund moj vashë, i kam dhënë besën kucedrës dhe nuk e shkel dot... Më mirë i vdekur së besëshkelur. - E bukura qeshi dhe i tha: -Do të vij me ty! Vasha i hipi një kali të bardhë, trimi i hipi një kali të zi e ia morën përpjetë malit të kuçedrës. Vasha dukej si e veshur me dritë. Djali e shikonte dhe drithërohej. Thosh me vete: "Qysh t'a hajë këtë bukuri kuçedra? Ah sikur të kisha tre jetë... Do t'ia falja të tria kucedrës që ta linte vashën të kthehej në shtëpi dhe të jetonte e lumtur". E bukura e vuri re se ai diç bluante në mendje dhe e pyeti: - Cmendon ti o trim? Ai tha cmendonte: - Të kisha pasur moj e bukur, tri jetë, do t'ia falja të tria kuçedrës që ti të shpëtoje e të ktheheshe përsëri në shtëpi e të rroje e lumtur. Ajo e vështroi tërë gaz. - Edhe pa ty? - Qoftë edhe pa mua... - Kaq shumë më do? - Shumë... Ndërkaq bubulloi tërë mali, u tundën gurët dhe drurët. Doli kuçedra me shtatë krerë dhe ia mori këngës: - Lumja unë e lumja! Kisha një mu bënë dy! Po më vjen një vashëz e njomë. Do ta ha t'a përpij" Vasha e bardhë qeshi e ia ktheu: - Mjerë ti mjerë moj kuçedër! Kishe një e s'ke asnjë. Dhe ti vetë do hysh në fund të dheut, se ky mal është i njerëzve dhe do jetë i njerëzve. Vasha e trimi iu afruan kuçedrës. Kjo zuri të mprehë dhëmbët e të lëshojë zjarr nga goja. Po me një të shikuar vasha e mbërtheu në vend. Kuçedra u tremb, u mundua të prapset. - Cila je ti moj vashë e bardhë, që më kall të ngjethura në shtat? C'është kjo dritë që të furfurin në fytyrë? C'është ky zjarr që po më djeg kështu? - Jam bija e hënës dhe e diellit, jam pika e qiejve që bie kudo, në male e fusha, mbi kryet e të liqve për të mirën e të mirëve për shpëtimin e njerëzve. - C'e ke ti këtë trim moj vashë e bardhë? - E kam shoqin e jetëve. - Vashë mbi vashëzat e dheut, - i tha kucedra - kthehu e gëzuar. Trashëgofsh të ritë tënd me trimin e zgjedhur. Paski qënë të dy të besës e më mundët. - Po ti moj kuçedër e stërkuçedër, çdo të bësh tani ? - e pyeti bija e hënës dhe e diellit, që mbante në dorë një shigjetë drite: pikë e qiellit. - Meqë ti më munde, unë s'kam vend në këtë botë: do të hyj në fund të dheut e nuk do të dal kurrë më. Dhe kuçedra u zhduk e nuk doli më: ndofta u dogj u bë hi, ndofta u fut në fund të dheut. Ata të dy - vasha e bardhë dhe trimi i besës - rruan e trashëguan jetë pas jetë. Edhe në mal të kuçedrës gjahtarët zunë të venë për gjah si në gjithë malet e tjerë. Atje zunë të kumbojnë këmborë koperash dhe sëpatë druvarësh.
-Marrë nga libri "Tregime të moçme shiptare" nga Mitrush Kuteli

E BUKURA E DHEUT

Na ishte nje here nje mbret qe kishte nje vajze te vetme. Vajza ishte shume e vacante ne bukurine e trupit te saj,kishte dituri dhe ishte e urte prandaj i therrisnin e Bukura e Dheut. E kerkuan per grua shume princer e kapitene te ndryshem,por jo nuk pranonte te martohej.
I ati dhe njerezit e shtepise bene cdo gje per t’i mbushur mendjen dhe nje mbremje ajo i tha:
Epo mire pra,do martohem. Por do marr per burre ate qe do fshihet dhe une nuk do mundem ta gjej dot.
Kjo fjale u hap gjithandej dhe princa e kapitene te mirenjohur provuan te fshiheshin,por ajo i gjente me nje dylbi qe shikonte pertej qiellit,tokes edhe detit.
Nje djalosh i varfer kishte dale per te lypur jashte fshatit te tij. Shkoi dhe ndaloi te k nje gur prane nje lumi,dhe aty pa ne nje grope me uje nje peshk te bukur qe po perplasej.
Do e shpetoj. – tha djali me vete dhe e kapi peshkun e hodhi ne lume.
Peshku kerceu dy-tre here nga gezimi pastaj doli ne breg dhe i tha djalit:
Faleminderit o mik,nuk kam per ta harruar kurre te miren qe me bere. Prandaj merre kete guacke dhe kur te kesh nevoje hidhe ne uje e me thirr,dhe une do te jem aty.
E mori djali i varfer guacken dhe e futi ne trasten e bukes,pastaj vazhdoi rrugen. Ne nje vend pak me larg pa nje shpend qe kishte mbetur ne nje lak dhe perpiqej te shpetonte.
Po e liroj kete shpend te shkrete, - tha djali me vete.
Pasi e liron shikon qe shpendi ishte shqiponje,dhe para se te largohej ne fluturimshqiponja shkuli nje pupel nga krahu dhe ia dha djalit,e pasi e falenderoi i tha:
Kur te kesh nevoje per ndihme hidhe kete pupel ne qiell dhe me thirr,dhe une do vij.
E mori djali puplen dhe e futi ne traste.
Vazhdoi rrugen dhe pastaj takoi nje dhelper e cila kishte rene ne kurth. Dhelpra i tha: Mirese vjen o kumbar!
Pa prit pak, - tha djali me vete, - nga dola une kumbar me dhelpren? – dhe ia drodhi fjalen po ne ate menyre e i tha: - mirese te gjej moj kumbare.
Kur degjoi fjalen e embel,dhelpra mori zemer dhe e vazhdoi biseden:
Nese me shpeton,une do te gjendem prane kur te kesh nevoje.
Po e shpetoj e dhe kete se nuk i dihet si vjen puna, - thote djali me vete.
Hapi kurthin dhe dhelpra kerceu jashte,por para se te ikte hoqi pak lesh,ia dha djalit dhe i tha:
Kur te kesh nevoje,digje leshin ne zjarr dhe une do te gjendem prane.
E mori djali leshin dhe e futi ne traste bashke me sendet e tjera. Ec e ec dhe arriti ne vendin e te Bukures se Dheut. Atje degjoi fjalet qe ishin hapur dhe tha me vete:
Vetem une mund te fshihem atje ku e Bukura e Dheut nuk mund te me gjeje dot.
Shkoi djali dhe u paraqit ne pallatin e mbretit dhe tha se donte te provonte edhe ai te fshihej. E bija e mbretit e pranoi edhe i dha tre dite kohe.
Djali shkoi me vrap te bregu i lumit dhe hodhi guacken ne uje. Peshku i vogel doli nga uji dhe e pyeti djalin se per cfare kishte nevoje,dhe ai i tha:
A di ndonje vend ku mund te me fshehesh?
Te fsheh une menjehere. – i tha peshku i vogel dhe thirri nje peshk te madh dhe e fshehu djalin ne barkun e peshkut te madh edhe ai u zhduk dhe humbi.
E Bukura e Dheut mori dylbine dhe e kerkoi diten e pare ne qiell por nuk e gjeti. E kerkoi diten e dyte ne toke por prape nuk e gjeti. Diten e trete e kerkoi ne uje dhe ne fund e gjeti ne det.
Te gjeta, - i tha e Bukura e Dheut, - por meqenese qenke kaq i djallezuar po te jap leje te fshihesh edhe nje here.
Atehere djali mori puplen e hodhi ne qiell dhe menjehere erdhi shqiponja edhe e pyeti se cfare kerkonte. Djali i tha se nese dinte nje vend ku mund ta fshihte dhe ajo i tha:
Hip mbi shpinen time, - dhe u ngrit ne fluturim e shkoi permbi re.
E Bukura e Dheut mori dylbite dhe filloi ta kerkonte. Diten e pare pa ne uje por nuk e gjeti. Diten e dyte pa neper toke por nuk e gjeti. Diten e trete e gjeti ne qiell permbi re.
Te gjeta edhe kete here, - i tha e Bukura e Dheut, - po meqe qenke dreqi vete po te jap leje te fshihesh edhe nje here.
Djali nxori nga trasta leshin e dhelpres dhe e dogji. Dhelpra erdhi edhe e pyeti:
Cfare do nga une?
A di ndonje vend ku mund te me fshehesh? – e pyet djali.
Eja pas meje. – ia ktheu dhelpra.
E mori me vete dhe e coi ne kopeshtin e te Bukures se Dheut. Sa here qe dilte neper kopesht per te shetitur,e Bukura e Dheut linte ne fillim te shkalleve nje kokerr molle qe nuk e leshonte kurre nga dora. Dhe lpra e mori mollen,e ndau ne mes dhe i tha djalit te hynte brenda. Pastaj e ngjiti mollen dhe e la prap te shkallet.
E Bukura e Dheut mori dylbine dhe diten e pare kontrolloi ne qiell por nuke e gjeti. Diten e dyte e kerkoi ne toke por nuk e pa ne asnje vend. Diten e trete dhe te fundit e kerkoi ne uje por as aty nuk e gjeti. Atehere mori mollen e futi ne gji dhe plasi nga inati.
Pasi kaloi edhe dita e trete djali doli nga molla dhe vajza e mbajti fjalen e u martua me te.