1- Njëri i bie gozhdës, tjetri patkoit. (nuk kuptohen me njëri-tjetrin)
2- I jep dorën, të merr krahun. (të përdor)
3- Po kërkon gjilpërën në kashtë. (kërkon të pamundurën)
4- Bëji sytë katër. (ji i vëmendshëm)
5- Na e bëri gjakun ujë. (na trembi)
6- Mos i fut hundët kudo. (mos ndërhy)
7- Ai është pemë pa kokrra. (është i pavlerë)
8- Të plasi kokën. (të mendohet)
9- Ma ke sjell në majë të hundës. (e ke tepruar)
10- Foli si e ëma e Zeqos në majë të thanës. (foli kot)
11- Nuk çalon gomari nga veshët. (ka problem më të madh)
12- Ai të merr gjak në vetull. (i shkathët)
13- U zunë për 5 pare spec. (u zunë për hiçgjë)
14- I hodha një sy. (e pashë)
15- Nuk ia kapi radari. (nuk e vuri re)